100 vjet më parë, kur Serbia pretendonte të realizoj kufijtë sipas “ Naçertanije“ të Garashaninit, njeriu i cili jo vetëm që kundërshtoi këtë politikë dhe regjimin serb të asaj kohe të radikalit Pashiç, ekspansionin territorial të Serbisë gjatë lufëtrave ballkanike, por edhe okupimin serb të Kosovës, është Dimitrije Tucvoviç. 

Ja fjala e tij:

Me çështjen shqiptare këtu jemi marr në mënyrë sa më të plotë për shkak të nevojave praktike më shumë se sa për shkak të interesave teorike. Politika shqiptare e qeverisë tonë ka përfunduar me humbje e cila na kushtoi me shumë viktima. Edhe më shumë viktima na presin në të arrdhmen.

Me politikën e pushtimit të qeverisë serbe ndaj popullit shqiptar, në kufirin perëndimor të Shqipërisë janë krijuar kushte të tilla sa që në të arrdhmen e afërt  paqja dhe gjendja e rregullt, shumë vështirë se mund të priten. Njëkohëisht me këtë politikë Shqipëria është shtyrë në gjirin e dy fuqive më të mëdha që janë të interesuara në Ballkanin perëndimor, dhe patjetër që forcimi i ndikimit të çfarëdo shteti kapitalist në Gadishullin Ballkanik paraqet rrezik serioz për Serbinë dhe zhvillimin normal të të gjithë popujëve ballkanik.


Por që ti përgjigjesh këtij qëllimi praktik, duhej të trajtonim situatën në Shqipëri. Kjo ishte aq e domosdoshme sa që, i pari, shtypi jonë, në ndeshjen e humbur për të ndihmuar një politikë që u zhvillua keq dhe  një politikë që u realizua keq, me muaj dhe vite të tëra ka shkruar për popullin shqiptar mendime tendencioze, dhe që është e dyta, me këto mendime edhe  vetë qeevria po bën përpjekje që të arsyetoj politikën e saj të pushtimit në Shqipëri.
Më shumë informacione mbi rastet dhe konfliktin e interesit në këtë pjesë të Ballkanit duhet ti shërbej kuptimit më të drejtë të situatës në Shqipëri dhe krijimit të marrëdhënieve më të mira në mes të popullit serb dhe shqiptar. Në veçanti më shumë informacione i duhen proletariatit në të cilin kryesisht shtrohet detyra e madhe që me vendosmëri të ngritet kundër politikës së pushtimit të borgjezisë dhe qarqeve të pronarëve dhe që në një çështje aktuale praktike të dëshmoj se sa është e shëndoshë dhe shpëtimtar puna e demokracisë sociale ballkanike në miqësi, lidhje dhe bashkësinë më të plotë të të gjithë popujëve të Ballkanit.
Nëse kjo libër do të shërbente si shtesë për këtë detyrë historike të partive socialdemokrate të Ballkanit, pritjet tona modeste me këtë do të arsyetoheshin.

1 Janar 1914, Beograd
Dimitrije Tucoviç

Lexo po ashtu:  Ndashtë Albin, edhe ti si Samiu …. ia vlenë, burrë i dheut!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *