Protestat e serbëve në veri kanë bërë shtuar rrezikun për qytetarët e Kosovës, të cilët zgjedhin Serbinë të kalojnë nëpër të. Për mediat e Kosovës, disa prej tyre kanë rrëfyer se janë keqtrajtuar dhe arrestuar nga autoritetet serbe. Ka nga ata që keqtrajtohen edhe pasi paguajnë ryshfet.

M’i mori dokumentet kur hyra në Serbi dhe kur më ktheu që të shkoj kah kamionët m’i dha dokumentet prapë dhe më shau në atë gjuhën e vet. Me reagu kur të shajnë dhe nuk mund t’i durosh, atëherë lind konflikti me ta. Të arrestojnë, të keqtrajtojnë, aty është problemi. Plus t’i nuk ke shans me hy në Serbi pa dhënë para. Ajo është e pamundur”, thotë Luan Kelmendi, i cili kthehet nga Gjermania.

Për shkak të arrestimeve ditët e fundit, Ministria e Brendshme e Kosovës u bëri thirrje shtetasve të saj të shmangin kalimet nëpërmjet Serbisë. Megjithatë, autoritetet e Kosovës nuk i kanë shifrat e të arrestuarve.

Sipas të dhënave të Policisë, nga 22 maji deri më 5 qershor, nëpër pikat kufitare me Serbinë kanë hyrë në Kosovë rreth 125 mijë qytetarë.

Lexo po ashtu:  “Mbushni xhepe, mbushni arka, të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka!” Thirrja e mrekullueshme e ALi Asllanit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *