Kryetari i partisë Demokratike, Sali Berisha, ka udhëtuar drejt Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, në një mision që siç e quan ai, është vazhdimi i betejës kundër narkoshtetit të Edi Ramës.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Me një postim të shkurtër në rrjetin social Facebook, Berisha ka dhënë mesazhin nga Asambleja e PE-së, ku ndodhet së bashku me deputeten Albana Vokshi.

“Mirëmëngjes miq, një përshëndetje e përzëmërt nga Selia e Asamblesë Parlamentare të këshillit të Evropës. Jemi sot këtu bashkë me Albana Vokshin, për të vazhduar betejën tonë kundër narkoshtetit dhe Ramaduros. Ditë të mbarë të gjithëve”, shprehet ai.

Kjo vizitë vjen dy ditë pas protestës kombëtare të opozitës në bulevardin para Kryeministrisë dhe para Kuvendit, e cila bëri jehonë për shkak të përplasjes së protestuesve me Policinë dhe dhunës së kësaj të fundit.

Lexo po ashtu:  Persidentja: “Koha e tregtarëve të kufijve ka perënduar njëherë e përgjithmonë”

Më herët Berisha kishte postuar një  video nga protesta opozitare e organizuar nga PD të shtunën, ku vinte në dukje faktin se “uragani tmerroi Ramaduron”.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com