Kryedemokrati Sali Berisha ka bërë një deklaratë se shqiptaro-amerikanët kanë qenë të detyruar të lëshonin dëshmi false për të mbuluar burimin e parave të Lulzim Bashës. Berisha thotë se shqiptaro-amerikanët i kanë rrëfyer se janë të gatshëm të dëshmojnë në prokurorinë shqiptare, por nuk ua ka kërkuar kush. Kreu i selisë blu thotë se ka qenë kryeministri Edi Rama ai që nuk e lejonte hetimin për këtë dosje dhe ndaj asnjë shqiptaro-amerikan nuk është marrë në pyetje.

“Lulzim Basha më tha se këto para i ka mbledhur te biznesmenët shqiptarë në SHBA. E pyeta: “A është kjo ligjore në përputhje me ligjet shqiptare dhe amerikane?”. Plotësisht, më tha. Dhe unë e besova.
Si kanë shkuar ato para? I ka kërkuar Muzin, tha, që të transferohen. Këtu ai ka sajuar një gënjeshtër.

Çfarë gjeta unë? Në mars të këtij viti filluan të më thonë shqiptaro-amerikanë se kanë lëshuar dëshmi false. Më thanë: “Nuk kemi dhënë para. Gënjen Lulzim Basha kur thotë se ka bërë “found raising” me ne. Kemi firmosur, por para nuk kemi dhënë”.

Lexo po ashtu:  Lojë propagandistike si në fillimet e pandemisë

Më thanë se janë gati të vijnë të dëshmojnë në prokurorinë shqiptare. Kanë firmosur për të ndihmuar Bashën. Unë dola në konferencë shtypi në datën 14 prill dhe u thashë gazetarëve se paratë janë ruse. Dhe them se Edi Rama po e mbron Lulzim Bashën nga financimi rus.

Shoh tani unë që nuk është pyetur asnjë shqiptaro-amerikan. Edi Rama nuk lejonte hetimin. Unë mendova se këta kanë çuar prokuror atje. Asnjë. Këta nuk kanë thirrur Nick Muzin. Dhe përgjigjja s’dihet ku ka ngelur, thuhet në ambasadë.

Në datën 14 prill kam deklaruar para gazetarëve se Edi Rama po mbyll dosjen ruse të Lulzim Bashës. Edi Rama tani mburret me rublat, por dosjen e rublave ai e mbylli. Janë 627 mijë dollarë që i janë dhënë Nick Muzin,” – tha Berisha në një intervistë në Syri Tv.

Në fillim të çështjes së financimit të PD në SHBA, ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha fillimisht se 500 mijë dollarët u dhanë nga shqiptaro-amerikanët. Por, më pas ai tha se vetë nuk ka lidhje me burimin e parave dhe se kjo ishte një çështje që i përkiste lobuesit, pra, firmës Muzin.

Lexo po ashtu:  Shpërthen vëllai i Gani Gecit: "Koalicioni LVV-LDK e çkapi Kosovën nga Lista Serbe dhe nga tutela e Beogradit, I dergoi në pushim zhvatsit, kriminelet dhe gjakëpërmbytesit e kësaj toke."

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *