Një kompani e pronave të paluajtshme e zotëruar nga Qeveria e Berlinit, ra dakord të blejë rreth 6,000 apartamente për 1 miliardë dollarë nga kompania ADO Properties, ndërkohë që administrata  i përgjigjet shqetësimeve të publikut mbi rritjen e qirave.

Marrëveshja është më e madhja në histori e qytetit, sipas senatores së strehimit, Katrin Lompscher. Transaksioni synon të mbështesë një strehim financiarisht të përballueshëm, ndërkohë që administrata po përpiqet të ndalojë rritjen e qirave dhe të nxisë qeverinë që të zotërimet e pronarëve të mëdhenj.

“Kjo synon të mbajë qiratë të qëndrueshme në Berlin dhe të ofrojë siguri për qiramarrësit. Paralelisht, ne do të vazhdojmë të ndërtojmë apartamente të reja dhe ta bëjmë ngrirjen e qirave të sigurt ligjërisht”, tha Kryebashkiaku i Berlinit, Michael Mueller.

Manaxhuesi i pronave, Gewobag do të blejë disa njësi të ADO Properties dhe sipas një deklarate të bashkisë, apartamentet janë të vendosura kryesisht në rrethet e Spandau dhe Reinickendorf.  Sipas analistëve, çmimi i blerjes së apartamenteve është thuajse 10% sipër vlerës së librit të këtyre njësive.

Lexo po ashtu:  Fabula nga Aesop – “Gjuha”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *