Ish-presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, aktualisht president i Monza, ekip që u ngjit në Serinë B, ka plane të mëdha për të ardhmen. Ai synon që skuadra e Monza të ngjitet në Serinë A dhe për ta bërë këtë gjë ai synon të sjellë në ekip emra të mëdhenj.

“Po përgatitemi për një sezon të mirë në Serinë B dhe jam optimist se mund të ngjitemi në Serinë A që në vitin e parë. Shpresoj që të arrijnë 4-5 përforcime të mira”, tha Berlusconi.

Presidenti i Monza pranon se gjithçka mund të ndodhë në merkato, duke mos anashkaluar edhe emra të mëdhenj. “Ibrahimovic? Ishte një objektiv i vërtetë për ne, ashtu sikurse edhe Kakà. Por për arsye të ndryshme u detyruam të heqim dorë. Gjithsesi, kurrë mos thuaj kurrë. Në të ardhmen”, tha Berlusconi.

Ai synon të sjellë një mbiemër të madh të Monza, si Maldini. Bëhet fjalë për Daniel Maldini, djalin e legjendës Paolo Maldini. “Shpresojmë që ta realizojmë këtë transferim. Duam të rinj nën 23 vjeç dhe të talentuar”, u shpreh Berlusconi.

Lexo po ashtu:  Mesi lë me gisht në gojë Interin dhe Sitin, heq dorë nga klauzola për të dalë lojtar i lirë në verë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *