Mandatarja për formimin e Qeverisë së re të Serbisë, Ana Bërnabiq, ka nisur paraqitjen e ekspozesë së saj në Kuvendin e Serbisë, përmes të cilës prezantoi përparësitë dhe programin e qeverisë së re para deputetëve.

Më pas, kandidatët për ministra do të bëjnë betimin, me çka kabineti i Ana Bërnabiqit e fillon mandatin e ri.

Seanca u hap nga presidenti i Kuvendit, Ivica Daçiq, i cili përcaktoi rendin e ditës me një pikë – zgjedhjen e qeverisë dhe betimi i kryeministres dhe anëtarëve të qeverisë.

Duke paraqitur planin e qeverisë së ardhshme, Ana Bërnabiq ka theksuar që Qeveria serbe do të ketë gjashtë qëllime kryesore, prej të cilave, e para do të jetë ruajtja e shëndetit të qytetarëve.

Bërnabiq ka shtuar që qëllimet e tjera janë edhe interesat e Serbisë në Kosovë, lufta kundër mafies, ruajtja e vendimmarrjes së pavarur të Serbisë, përshpejtimi i reformave dhe përparimi ekonomik i vendit.

Bërnabiq tha se qeveria e re gjithashtu përballet me sfida të mëdha politike, e mbi të gjitha me vazhdimin e dialogut me Prishtinën. Ajo tha se qeveria do të koordinojë të gjitha lëvizjet e saj me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova, duke theksuar se përparësia është uniteti kombëtar.

Lexo po ashtu:  118 vjet nga vrasja e patriotit shqiptar Haxhi Zeka

Bërnabiq gjithashtu deklaroi se qeveria e saj nuk do të heqë dorë nga insistimi për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Qeveria e re do të vazhdojë të ndjekë politikën e mbrojtjes së interesave jetësore kombëtare, të paqes dhe bashkëpunimit, me synimin për të mbrojtur popullin tonë, trashëgiminë kulturore, por edhe paqen dhe stabilitetin në rajon”, theksoi Bërnabiq.

Këto qëllime ishin deklaruar më parë nga edhe nga presidenti i Serbisë dhe lideri i Partisë Progresive Serbe, Aleksandar Vuçiq.

Bashkë me Partinë Përparimtare Serbe(SNS), qeverinë e re do të përfshijë gjithashtu ish-partnerin e tyre, Partinë Socialiste të Serbisë (SPS) të Ivica Daçiqit, por edhe Aleancën Patriotike Serbe – SPAS të Aleksandar Shapiq, i cili ka qenë në opozitë deri më tani.

Në qeverinë e re do të ketë gjithashtu edhe parti të pakicave. Katër parti të pakicave kanë kaluar censusin, por ende nuk është bërë me dije se kush do të jetë pjesë e qeverisë.

Emrat e kandidatëve për ministrat e ardhshëm u bënë me dije më herët, më 25 tetor, pas seancës së kryesisë së SNS, e cila fitoi më shumë se dy të tretat e mandateve në Kuvendin e Serbisë.

Lexo po ashtu:  “Adhuroj të shoh një vajzë të re e cila del jashtë dhe e kap botën nga jaka e xhaketës. Jeta është e poshtër. Ti duhet të përpiqesh dhe të triumfosh."

Mandatarja për kryeministre, Bërnabiq, deklaroi se rreth 50 për qind e anëtarëve të qeverisë së ardhshme do të jenë gra dhe se 50 për qind do të jenë gjithashtu figura të reja.

Sipas saj, gjashtë prej kandidatëve, deri më tani nuk kanë asnjë lidhje me qeverinë ose partitë në pushtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *