Kosova po vazhdon të përballet me një krizë energjetike, e cila është thuajse tema më e përfolur tash e sa ditë në media.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një statusi në Twitter ka thënë se ka kërkuar nga ministria e Energjisë që të vlerësojë çdo mundësi ndihme për Qeverinë e Kosovës, lidhur me krizën energjetike me të cilën po përballet vendi ynë.

“Duke e ndjekur me shqetësim krizën e rëndë energjetike që ka prekur Kosovën kërkova sot nga ministria e Energjisë të vlerësojë çdo mundësi ndihme për qeverinë e Kosovës, që familjeve në Kosovë të mos u mungojë energjia elektrike në dy ditët e festës popullore të ndarjes së viteve!”, njoftoi Rama.

E teksa po shqyrtohet mundësia e marrjes borxh të energjisë, këngëtarja Besa Kokëdhima pati një thirrje publike për Qeverinë e Shqipërisë.

Ajo në një shkrim të publikuar në InstaStory, bëri thirrje që energjia t’i falet Kosovës për festa dhe assesi të mos jepet hua.

“Atë energjinë që do i japim Kosovës për datë 31 dhjetor, 1 janar, në vend t’ua jepni borxh, faljani. Bëni dhe një projekt të përbashkët energjetike në vend të shkëmbejmë lartë e poshtë megavatet me vëllezërit”, shkroi Kokëdhima në InstaStory.

Lexo po ashtu:  Ana Allani, një kapitene shqiptare në Akademinë Mbretërore

Besa përndryshe jo pak herë ka ngritur zërin për çështje të ndryshme kombëtare apo politike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *