Ministri gjerman i ekonomisë, Peter Altmaier, tha se vendi mund të konkurrojë me kinën në prodhimin e baterive për makinat elektrike, duke këmbëngulur se blerësit e makinave në vendin e tij do të paguajnë më shumë për cilësi më të lartë të prodhuar në Gjermani.

Përparësia e Kinës në teknologjinë e baterive shihet si një kërcënim për sektorin e makinave në Gjermani, që është një burim i rëndësishëm i të ardhurave dhe vendeve të punës për vendin. Bateria është pjesa me më shumë vlerë tek një makinë elektrike dhe përbën thuajse 45% të kostos së përbërësve.   Qeveria gjermane kërkon që të paktën 30% e prodhimit botëror të baterive të ndodhë në Europë.

Berlini ka premtuar mbi 1 miliardë euro për projekte europiane të prodhimit të baterive. Disa prodhuesi gjermanë, përfshirë Dailmer dhe Bosch kanë qëndruar deri më tani larg zhvillimit të teknologjisë së baterive.  Altmaier mirëpriti angazhimin e Opel në ndërtimin e qelizave të baterive dhe shtoi se cilësia e inxhinierisë gjermane do t’i japë përparësi vendit ndaj furnitorëve, krahasuar me rivalët kinezë.

Lexo po ashtu:  - Përjetësisht mirënjohës kongresmenit Engel për mbështetjen që i ka bërë Kosovës ndër vite

Analistët thonë se kompanitë kineze pritet të kenë mbi 2/3 e tregut botëror të teknologjisë së re të baterive në dekadën e ardhshme.   Ky vit është i rëndësishëm për prodhuesit gjermanë të makinave, që duhet të rrisin shitjet e makinave elektrike për të shmangur gjobat nga Brukseli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *