Kandidati presidencial demokrat i SHBA-ve, Joe Biden i ka dërguar një peticion urgjent Senatit, i cili dominohet nga Republikanët, duke i kërkuar që të heqë dorë nga votimi për Gjykatën e Lartë para zgjedhjeve presidenciale.

Siç vuri në dukje Biden, qëllimi i udhëheqësit republikan amerikan dhe kundërshtarit të tij, Donald Trump për të caktuar një person tjetër për të zëvendësuar Ruth Bader Ginsburin, e cila ndërroi jetë javën e kaluar, para zgjedhjeve të nëntorit, është “të ushtrojë një pushtet të papërpunuar politik”.

Biden tha se nëse fiton zgjedhjet, ai do të duhet të ketë një shans për të emëruar një gjyqtar të ri të Gjykatës së Lartë. Kujtojmë se emërimet në Gjykatën e Lartë janë të përjetshme, dhe nëse Trump e bën këtë, ai mund ta privojë Bidenin nga e drejta e tij, shkruan Guardian.

Nga ana tjetër, Biden shton se do ta emëronte një grua afrikano-amerikane në pozicionin e gjykatëses së Gjykatës Supreme të SHBA-ve nëse do të kishte mundësi, gjë që nuk ka ndodhur deri më tani.

Lexo po ashtu:  Kosnett në Mejë: Miqësia SHBA-Kosovë mbetet e qëndrueshme, kriminelët të dënohen

Aktualisht ekzistojnë gjithsej 53 senatorë republikanë në Senatin amerikan, dhe dy prej tyre kanë shprehur publikisht mosmarrëveshjet me Trumpin. Udhëheqësi amerikan njoftoi se do të shpallte nominimet për vendin e lirë të mbajtur nga Ruth Bader Ginsburgun.

Shumica e amerikanëve duan që pasardhësi i Ruth Bader Ginsburgut në Gjykatën Supreme të SHBA-ve ta përcaktojë fituesi i zgjedhjeve presidenciale, sipas një sondazhi të kryer nga agjencia Ipsos.

Rreth 80 përqind e demokratëve dhe 50 përqind e republikanëve pajtohen me emërimin e një gjykatësi të ri pas zgjedhjeve./Telegrafi/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *