Rreziku i një lufte bërthamore është në nivel më të lartë që nga Kriza Kubane e Raketave e vitit 1962, ka thënë Presidenti i SHBA Joe Biden.

Presidenti amerikan ka theksuar se Presidenti rus Vladimir Putin nuk po tallej kur foli për përdorimin e armëve nukleare taktike, pasi përjetoi humbje në Ukrainë

Biden shtoi se SHBA po përpiqet të shoh rrugën se si do të dalë nga lufta Putin.

Edhe më parë SHBA dhe BE kanë tërhequr vërejtjen së vringëllimi me armë nukleare i Putin duhet të merret seriozisht.

BBC shkruan se Këshilltari për Cështje të Sigurisë Kombëtare i Biden, Jake Sullivan, javën e kaluar theksoi se pavarësisht sinjaleve nga Moska, rusët nuk janë duke u përgatitur të përdorin menjëherë armët nukleare në Ukrainë.

Tutje, Biden ka thënë se arsyeja pse lideri rus nuk është tallur kur foli për përdorimin e armëve nukleare, biologjike apo kimike është se ushtria e tij nuk është duke performuar si duhet.

“Për herë të parë që nga Kriza Kubane e Raketave kemi një kërcënim direkt për përdorimin e armëve nukleare”

Lexo po ashtu:  Kryeministri slloven, pro qëndrimit hungarez për LGBT: kundër përmbajtjes së materialeve informuese për LGBT në shkolla dhe televizione

”Nuk jemi ballafaquar me një mundësi Armagedoni që nga koha e Kenedit dhe kriza kubane e raketave” ka thënë Biden gjatë një fjalimi para demokratëve.

Sqarim: Armagedon është shprehje biblike që figurativisht nën nënkupton betejë finale që implikon shkatërrim masiv.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *