Nga Varshava, presidenti amerikan Joe Biden ka folur për homologun e tij rus, Vladimir Putin. Biden iu drejtua popullit rus, duke kërkuar që ta hidhnin poshtë liderin e tyre prej më shumë se dy dekadash, pasi sipas Biden ai nuk e meriton atë pozicion.

“Për hir të zotit, ai njeri nuk mund të mbetet në pushtet, kjo nuk është ajo që ju përfaqësoni. Kjo nuk është e ardhmja e fëmijëve tuaj, kjo luftë nuk ia vlen vërtetë për popullin rus”, deklaroi Biden, duke cilësuar Putin si një kriminel që po portretizon zgjerimin e NATO si një projekt imperialist që dëshiron të destabilizojë Rusinë.
Biden nënvizoi që ushtarët amerikanë nuk do të hyjnë në Ukrainë, por paralajmëroi Moskën mbi plane të ndryshme në kufijtë e NATO-s.

“Mos mendoni asnjë moment të hyni edhe në një pëllëmbë toke të vetme të një vendi NATO”, shtoi Biden.

Lexo po ashtu:  Shqiptari nga Amerika: Nëse fiton Albini Kurti do të kthehem në Kosovë me 50 milionë euro

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *