Joe Biden ka publikuar të martën tatimet e paguara në vitin 2019, që tregon se ai dhe bashkëshortja e tij, Jill, kanë paguar afro 300 mijë dollarë taksa nga të hyrat vitin e kaluar, shkruan agjencia Reuters.

Kandidati demokrat për zgjedhjet presidenciale në SHBA, Biden, ka publikuar taksat e paguara vetëm pak orë para debatit të parë me presidentin Donald Trump.

Biden dhe bashkëshortja e tij kanë paguar 346 mijë dollarë në taksa dhe pagesa tjera në vitin 2019 nga të hyra afro 985 mijë dollarë, para se të kërkonin rimbursim prej afro 47 mijë dollarë, duke thënë se kanë paguar më tepër se që duhej.

Nga “NYT” ishte raportuar se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk kishte paguar fare taksa nga të hyrat në 10 nga 15 vjetët duke filluar nga viti 2000. Ai kishte paguar vetëm 750 dollarë në taksa nga të hyrat në vitin 2016 dhe 2017 sipas raportit. Trump vet nuk i ka publikuar pagesat e tij të taksave.

Lexo po ashtu:  Këto janë tre armët më të rrezikshme të ushtrisë amerikane

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *