Ndërtimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka rënë pranë nivelit më të ulët në 2 vite. Të dhënat i referohen vetëm aktivitetit të ndërtimit të shtëpive. Kështu, ky treg në ekonominë më të madhe të botës ka vijuar rënien pavarësisht rënies së vazhdueshme të nivelit të kredive hipotekore.

Marsi është muaji i dytë me radhë në rënie për këtë indikator. Të dhënat vijnë pas një sërë të dhënat të tjera për tregtinë me pakicë, tregtinë e jashtme dhe shpenzimet në ndërtim që sinjalizonin një rimëkëmbje të ekonomisë amerikane gjatë tremujorit të parë të vitit.  Ekspertët shprehen se është shumë e vështirë që të arrish të kuptosh arsyen e kësaj rënie, pasi të gjithë indikatorët sinjalizojnë të kundërtën.

Kështu, të dhënat tregojnë se, ndërtimi i shtëpive gjatë Marsit ra me 0.3% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm, në 1.139 milionë njësi. Pritshmëritë e tregjeve dhe analistëve flisnin për një rritje të ndjeshme të këtij aktiviteti, në rreth 1.230 milionë njësi. Lejet e ndërtimit ndërkohë kanë pësuar një rënie me 1.7% gjatë Marsit, çka sinjalizon se aktiviteti do të jetë i dobët edhe në muajt në vijim.

Lexo po ashtu:  𝐍𝐨𝐫𝐯𝐞𝐠𝐣𝐢𝐚 𝐚𝐥𝐚𝐫𝐦𝐨𝐡𝐞𝐭: 𝐏𝐫𝐨𝐩𝐚𝐠𝐚𝐧𝐝𝐚 𝐞 𝐫𝐫𝐞𝐳𝐢𝐤𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐩𝐫𝐞𝐳𝐞𝐧𝐭𝐞

Roel Korkuti /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *