Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka udhëtuar për në Athinë, atje do të marrë pjesë në një darkë të ftuar nga kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.

Në këtë darkë, e cila do të mbahet për 20 vjetorin e Samitit të Selanikut, të ftuar janë liderët e Ballkanit Perëndimor.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka bërë të ditur se kryeministri Kurti atje do të zhvillojë edhe disa takime të shumta me lider të shumtë të Ballkanit.

“Kryeministri Kurti ka udhëtuar për në Athinë ku do të marrë pjesë në darkën e ftuar nga kryeministri grek, Mitsotakis me liderët e Ballkanit Perëndimor, që po mbahet në 20 vjetorin e Samitit të Selanikut. Gjatë qëndrimit atje do të zhvillojë edhe disa takime për të cilat do të njoftoheni me kohë”, tha Kryeziu.

Lexo po ashtu:  Rusia dënon me 15 vjet burgim gazetarët që raportojnë kundër Putinit , BBC largon gazetarët për t’i mbrojtur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *