Nuk mund të thoni jo nëse nuk e keni provuar. Është me shije fantastike!

Kemi folur për birra të çuditshme si ato të krijuara nga David Lynch, por ka edhe një linjë tjetër të pijeve alkolike më të veçanta.

Angel City Brewery në Los Angeles ka eksperimentuar shije të reja dhe propozime birrash. Një nga këto eksperimente është edhe birra e avokados. Gjeniu pas kësaj ideje është Dieter Forstner, i cili për nder të familjes së tij kultivuese të avokadove krijoi këtë pije ekstravagante. Ky përpunim i kësaj birre përmban avokadon, por edhe elemente të tjera si koriandër, limon, hudhër dhe spec djegës i thatë.

Kjo birrë u prezantua para një publiku dashamirës ndaj avokados në 2013 në “Avocado Festival” të Los Angeles-it dhe më pas u shpërnda në bare të ndryshme të asaj zone. Ideja nuk është edhe aq e rrallë nëse mendojmë se e shoqërojmë birrën me takot (patatina) dorito me salcë avokadoje. Nuk është një birrë për njerëzit tradicionalistë. “Avocado Ale” është një nga shumë birrat artizanale që janë krijuar dhe në të ardhmen mund të shpresojmë për gjëra më të çuditshme.

Lexo po ashtu:  Zelensky: SHBA të fusë Rusinë në listën e shteteve sponsor të terrorizmit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *