Në këtë artikull ju sjellim një bisedë të Sokratit, filozofit të njohur, me një kalimtar, i cili po mundohej t’i thoshte diçka për mikun e tij. Në kushte të tilla, filozofi e pyeti nëse atë që i thoshte, a e kishte kaluar tri herë në mendje apo jo. Arsyen do të mund ta zbuloni më poshtë në bisedën e tyre.

“Një ditë, Sokrati iu afrua një burri që i tha:

– Duhet të të them diçka për mikun tënd.

– Prit një moment, – i tha filozofi. – E ke shoshitur gjithçka që do të më tregosh tri herë në mendje?.

Ndërkohë vuri re që burri pranë po e shihte i hutuar, ndaj shtoi: – Përpara se të flasësh, duhet ta mendosh diçka tri herë. Mendimi i parë është ai i së vërtetës. A je i sigurtë se çfarë do të më thuash është e vërtetë?

– Në fakt, jo. E kam dëgjuar nga të tjerët.

– Atëherë besoj se e ke shoshitur për herë të dytë në mendje. Hera e dytë shërben për të kuptuar qëllimin e asaj që do të tregosh. Nëse diçka nuk është e vërtetë, është të paktën diçka e mirë?

Lexo po ashtu:  Ekspertët flasin për pasojat që shkakton sheqeri – Çfarë ndodh nëse hiqni dorë për vetëm 30 ditë

– Jo, nuk është diçka e mirë, përkundrazi… – ia ktheu burri.

– Atëherë le të diskutojmë mendimin e tretë. A është e vlefshme ajo që do më thuash për mikun tim? Do të më shërbejë për diçka? – i tha Sokrati.

– Eh, në të vërtetë jo.

– E sheh? – vazhdoi dijetari. – Nëse ajo që do të më thuash nuk është e vërtetë, e mirë, apo e vlefshme, atëherë preferoj të mos e marr vesh dhe të këshilloj ta harrosh”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *