Ukraina është shprehur e gatshme të pranojë statusin e vendit neutral, por me kushtin që të ketë garanci sigurie. Statusi neutral do të nënkuptonte se Ukraina nuk do të bashkohej me asnjë aleancë ushtarake, si NATO-ja, ose baza ushtarake. Polonia, Izraeli, Turqia dhe Kanadaja mund të jenë ndër garantuesit e mundshëm të sigurisë për Ukrainën.

Propozimet do të përfshijnë gjithashtu një periudhë konsultimi 15-vjeçare për statusin e Krimesë së aneksuar dhe do të hyjnë në fuqi vetëm në rast të një armëpushimi të plotë, tha Ukraina. Negociatorët e saj thanë se kishte material të mjaftueshëm në propozimet aktuale të Ukrainës për të garantuar një takim midis Zelensky dhe presidentit rus Vladimir Putin, duke shtuar se ata ishin në pritje të përgjigjes së Rusisë.

Ukraina iu ofrua më parë një rrugë për t’u bashkuar me NATO-n, të cilën Rusia e kundërshton ashpër.

Lexo po ashtu:  “Ne nuk kemi dërguar asnjë top e as tank, kemi dërguar ilaçe dhe vaksina. Dhe ne jemi gati të dërgojmë ilaçe dhe vaksina edhe për shqiptarët dhe nuk kemi asgjë kundër kësaj”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *