Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e ka pranuar se Franca e ka kushtëzuar liberalizimin e vizave për Kosovën.

Bislimi ka thënë se lidhja me ETIAS është kriter i ri, derisa e ka quajtur situatë të papranueshme.

“Nga këndvështrimi jonë, edhe lidhja me ETIAS përbën një kusht të ri, një kriter. Prandaj mendojmë që kjo është e papranueshme. Edhe kërkesa që të harmonizohet sistemi i vizave, është një lloj kriteri. Çdo ndryshim, çdo kërkesë e re që shkon përtej 95 kritereve që Kosova i ka përmbushur, përbën kriter të ri edhe ky mendoj që ky është qëndrim edhe i shumë vendeve anëtarë të BE’së dhe mbase edhe vetë përfaqësuesit të Komisionit Evropian”, ka deklaruar Bislimi në ATV.

Ndryshe, në mbledhjen e mbyllur, të mbajtur të enjten në Këshillin e Bashkimit Evropian, është propozuar që procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën të lidhet me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS.

REL raportoi se propozimi është bërë nga zyrtarët francezë, dhe është mbështetur prej të paktën katër shteteve tjera: Suedisë, Belgjikës, Holandës dhe Spanjës.

Lexo po ashtu:  Qeveria lituaneze: Mos përdorni celularët kinezë

Presidenca çeke ka thënë përmes një deklarate se në mënyrë që të ecet përpara në këtë temë, “është e domosdoshme që të qartësohen disa çështje, dhe të vazhdohet me diskutimet”.

Takimi i radhës i këtij grupi pritet të jetë në nëntor të këtij viti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *