Në vendin ku do të mbahen Lojërat e dyta Evropiane ‘Minsk 2019’ është parë flamuri i Kosovës dhe kjo sigurisht nuk ju ka pëlqyer medieve serbe.
Bëhet fjalë për Bjellorusinë, ku serbët drejtojnë gishtin ka biznesmeni dhe politikani i njohur Bogojlub Karic.Karic ditë më parë është rizgjedhur si President i Lëvizjes Forca e Serbisë.“Biznesmeni dhe udhëheqësi i Lëvizjes Forca e Serbisë, Bogoljub Kariç, i cili përfaqëson veten si një patriot i madh, i lindur në Pejë të Kosovës, njeh Kosovën e pavarur.
Patrioti i madh i Kosovës madje ka vënë flamurin e Kosovës edhe para objekteve që ka jashtë vendit, siç është qendra tregtare e madhe në Bjellorusi, ku shihet flamuri i një shteti të rremë që ai njeh” shkruan Telegrafi serb.
Lexo po ashtu: Shtetet e mëdha po bëhen “lëmsh” për Kosovën: Tash Franca akuzon Gjermaninë për vizat