Shumica prej nesh, kursejnë gjatë gjithë vitit për të shkuar me pushime jashtë vendit, por Imogen Blow po udhëton nëpër botë, për vetëm 10 euro në ditë. Blogerja ‘kursimtare’ ka qenë në 65 qytete të ndryshme, në 10 muaj, duke përfshirë Lisbonën, Venecian dhe Parisin, qytet i cili, kohët e fundit kryesonte listën e qyteteve më të shtrenjtë të botës.

Imogen shprehet se, ndërkohë që mund të duket si një mënyrë jetese si nëpër ëndrra, kushdo mund të bëjë të njëjtën gjë, pasi gjithçka duhet është planifikimi dhe buzëqeshja.

“Nëse doni diçka mjaftueshëm, gjithmonë mund ta arrini atë, pasi paraja është vetëm një mjet që ju lejon të blini gjëra materiale, por njerëzit gjithashtu harrojnë se ka mjete të tjera si mirësia. Nëse je i sjellshëm dhe bujar, atëherë njerëzit do t’ju ndihmojnë. “– shprehet ajo.

Santorini në Greqi, ishulli më i famshëm, po njëkohësisht dhe një ndër ishujt më të shtrenjtë, përmendët për rërën e zezë, të kuqe, të bardhë dhe gri dhe ujërat kristalizuese të Detit Egje, kupolat shumëngjyrëshe të qytetit dhe muret pastel, ku dallohen ndërtesat e saj kryesisht të bardha. Për të vizituar këtë vend, Blow,  kursen para për akomodimin, duke fjetur falas në shtëpitë e gjetura nëpërmjet një aplikacioni, duke bërë vet ushqimet e saj vegjetariane, kryesisht makarona, dhe vendos ta eksplorojë vendin duke ecur. Ajo mbështetet në aplikacione të tilla si Skyscanner, Airbnb, Eurail dhe Google Map, për ta realizuar planin e saj dhe për të kursyer kohë. Mbi të gjitha, Imogen, këshillon për të gjithë të apasionuarit pas udhëtimeve, ta ndajnë buxhetin e tyre në 3 seksione: strehim, ushqim dhe akomodim.

Lexo po ashtu:  Mosha ideale kur duhet t’u flisni fëmijëve për seksin, mësojeni tani

“Është duke shkuar më mirë sesa pritej, kështu që unë ende do vazhdoj të eksploroj botën me shumë pak para në xhep’’– shprehet Blow.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *