Përpjekja për parashikuar luhatjet e tregut financiar në vitin 2020 është një sfidë e pakalueshme. Muaj më përpara, gjithçka po shkonte mirë; pastaj erdhi pandemia dhe kolapsi u bë standard.

Pra asgjë nuk është e qartë. Prapëseprapë, në listën e ngjarjeve me potencialin për të lehtësuar parashikimet në tregun financiar, një katalizator i mundshëm në mendjen e pothuajse çdo predikuesi është zbulimi i një vaksine për anti Covid-19. Nëse apo kur ajo të vijë, do të jetë një nxitje masive për investitorët. Apo jo? Strategët e Wall Street përgjigjen me dyshim: “Ndoshta”. Këtu janë tre skenarë e mundshëm që strategët parashikojnë se do të ndodhin pas zbulimit të vaksinës:

Një shtrëngim i rreptë i shpenzimeve
Një vaksinë e suksesshme dhe kthimi në normalitet mund të zhvendosin shpejt qëndrimet e politikëbërësve ndaj stimulit të jashtëzakonshëm ekonomik të cilin kanë derdhur në ekonomi. Nëse ata vendosin t’i tërheqin stimujt shumë shpejt, festa e tregut mund të jetë shumë e shkurtër.

Bilanci i Rezervës Federale u fry me 7 trilion dollarë ndërsa ajo pompoi likuiditet në sistemin financiar. Disa ekspertë shqetësohen se një rikthim i shpejtë në normalitet mund të përsërisë atë që ndodhi në vitin 2013, kur investitorët u frikësuan pasi bankat qendrore sinjalizuan se do t’i jepnin fund programit lehtësues të stimujve ekonomik pas krizës financiare. Aksionet dhe obligacionet ranë.

Lexo po ashtu:  E rrezikshme: Për shkak të këtij ushqimi ju mund të merrni krimba në tru!

Gjithçka thjesht do të bëhet më e shtrenjtë
Ndoshta shqetësimi për tërheqje të shpejtë të stimujve ekonomik është i tepruar. Ne po flasim për një vaksinë që do të mundë një virus që gllabëroi ekonominë globale. Fed nuk do të nxitojë të largohet nga përpjekjet masive të stimulimit. Para goditjes së pandemisë, ajo ishte akoma duke tkurrur gradualisht përgjigjen e saj ndaj krizës së vitit 2008. “Sapo të fillojë lehtësimi sasior, ai do të jetë i vështirë të ndalet, dhe kjo u vu re në të gjithë globin në pas-krizën e vitit 2008,” thotë Katy Kaminski, shefi i kërkimit dhe menaxher portofoli për AlphaSimplex Group. Edhe pasi njerëzit të fillojnë të vaksinohen, shkalla e papunësisë do të marrë ca kohë për të rënë nga niveli 10% që është tani. Rezultati mund të sjellë një status quo që mbingarkon tregjet, duke sjellë shtrenjtimin e mëtejshëm të stoqeve, lartësimin e vlerës së obligacioneve dhe rendimet të ulët të tyre. Me pak fjalë, gjithçka thjesht mund të bëhet më e shtrenjtë.

Lexo po ashtu:  Katër shenja që tregojnë se jeni të varur nga rrjetet sociale

Rikthimi i vlerës tek aksionet që kanë vërtetë vlerë
Aksionet që përbëjnë realisht vlerë u tregtuan përgjatë pandemisë me çmime më të ulëta në krahasim me të ardhurat ose aktivet e tyre gjatë normalitetit. Këto mund të rifshfaqen si triumfatore në botën pas vaksinimit. Kjo tezë mbështetet në faktin se tregu aktual nuk ka qenë i drejtë për shumë aksione. Fitimet janë përqendruar në pjesën më të madhe tek aksionet e kompanive të teknologjisë që ofronin siguri për investitorët, pasi ato e vazhduan, ose më saktë, e rritën aktivitetin e tyre përgjatë pandemisë. Por një vaksinë që lejon njerëzit të udhëtojnë, hanë jashtë dhe të shkojnë lirisht në dyqane mund të japin mundësinë për kompani të tjera që të rikthehen në “luftën” e vlerave të aksioneve.

Megjithatë duhet theksuar se krijimi i një vaksine efektive nuk është aspak i lehtë. As ta shpërndash atë gjerësisht nuk është sfidë e kollajshme. “Dështimi për të prodhuar një vaksinë do të nënkuptojë se imuniteti i tufës do të jetë e vetmja rrugë efektive për t’i dhënë fund pandemisë,” thotë Peter Berezin, shefi i investimeve globale në BCA Research Inc. “Kjo do të ishte shumë zhgënjyese për aksionet.”, përfundon ai.

Lexo po ashtu:  Sa kohë qëndron koronavirusi në trupin tonë dhe a mund të infektohemi sërish?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *