Prodhuesit e makinave në fjalë thanë se janë duke zhvilluar makina të Nivelit 4 të Autonomisë që do thotë se mund të ecin vetë pa ndërhyrjen e njeriut. Makina të tilla do të përfshijnë sistem të asistimit të shoferit dhe të parkimit automatik dhe dalin në shitje në 2024.

BMW dhe Daimler bashkojnë forcat për prodhimin e makinave autonome të Nivelit 4

BMW dhe Mercedes kanë filluar të punojnë së bashku në makinat autonome në fillim të këtij viti dhe tashmë kanë plane optimiste se do të arrijnë ti sjellin në treg.

Prodhuesit e makinave në fjalë thanë se janë duke zhvilluar makina të Nivelit 4 të Autonomisë që do thotë se mund të ecin vetë pa ndërhyrjen e njeriut. Makina të tilla do të përfshijnë sistem të asistimit të shoferit dhe të parkimit automatik dhe dalin në shitje në 2024.

Për të arritur këto objektiva BMW dhe Mercedes do të krijojnë ekipe të përbashkëta prej 1,200 ekspertësh të drejtimit autonom. Grupe do të fokusohen tek ndërtimi i sistemeve të asistimit të shoferit përfshirë sensorë por edhe ndërtimin e qendrave të përbashkëta të të dhënave për administrimin, përpunimin dhe zhvillimin e funksioneve dhe softuerit.

Lexo po ashtu:  Sony do të prodhojë dyfishin e konsolave PlayStation 5 të parashikuara

BMW do të lançojë makinën e parë të Nivel 3 të autonomisë në 2021 ndërsa Daimler po bashkëpunon me Bosch për një program pilot. Së bashku me lançimin e makinave të Nivelit 4, të dy kompanitë do të mbajnë bisedime për të zhvilluar teknologji të taksive robot për zonat urbane.

Makinat e Nivelit 4 të autonomisë në pesë vitet e ardhshme do të ishin një arritje e madhe duke konsideruar progresin e ngadaltë vitet e fundit. Prodhuesit kanë hasur vështirësi në zhvillimin e teknologjisë dhe mënyrës sesi reklamohet duke çuar në fatalitete si në rastin e Uber dhe Tesla.

Teknologjia aktuale IA ka provuar të jetë e paaftë në kryerjen edhe të detyrave më të thjeshta si njohja e kalimtarëve në rrugë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *