Xhamia e Namazgjasë në Tiranë do të menaxhohet nga pala turke. Kjo rezulton nga një njoftim i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë që ndërsa njofton se inaugurimi bëhet më 10 tetor, shton se:

Kjo xhami është një ëndërr e kahershme e popullit shqiptar, e cila u bë e mundur falë bujarisë së popullit vëlla turk dhe insistimit të Presidentit të Republikës së Turqisë, SH.T.Z, Recep Tayyip Erdoğan. Po ashtu Xhamia e madhe e Namazgjasë nuk do ishte bërë sot realitet pa mbështetjen e madhe administrative po edhe financiare të Qeverisë Shqiptare, që falë vullnetit të Kryeministrit Edi Rama i hapi rrugë konsolidimit të pronësisë sonë mbi truallin e Namazgjasë.

Presidenti Erdoğan dhe Kryeministri Rama do të jenë të pranishëm personalisht në cenermoninë e inaugurimit, në të cilën Komuniteti Mysliman i Shqipërisë do të përfaqësohet nga Myftiu i Tiranës, z. Gazment Teqja, i cili do të jetë gjithashtu edhe kreu i bordit të fondacionit të përbashkët, mes KMSH dhe palës tjetër, që do të administrojë Xhaminë e Namazgjasë më tej.

Ne falenderojmë popullin turk dhe presidentin Erdoğan, si edhe kryeministrin e Shqipërisë që bënë të mundur realizimin e kësaj ëndrre të besimtarëve myslimanë shqiptarë. Këtu veçojmë gjithashtu ndërveprimin e shkëlqyer të qeverisë shqiptare dhe asaj turke, ndërveprim i cili ka qenë deçiziv në realizimin e kësaj vepre madhështore për popullin dhe kryeqytetin shqiptar

Siç shihet Bujar Spahiu, kreu i Komunitetit nuk do të jetë i pranishëm. Zgjidhja e dhënë përfaqëson një rast gati unik në çështje të administrimit që është zgjidhur siç është zakoni këtu: Një lëpirje e madhe bythe të huajve. Po ashtu ngjan e tepërt që xhamia të jetë ëndërr e popullit dhe jo e besimtarëve. 

Lexo po ashtu:  Tim Judah: ShBA po flet si Moska, po mbështet Serbinë në raport me Kosovën