Boksieri shqiptar, Bernardin Jakaj e ka mposhtur boksierin serb Marko Nikoliq, në kategorinë gjysmë të rëndë.

Jakaj e dominoi këtë meç që nga fillimi deri në fund, madje duke e gjunjëzuar serbin Nikoliq, në raundin e dytë.

Fitorja në fund u vendos në favor të Jakajt me vendim unanim të gjyqtarëve.

Kjo është fitorja e 14-të rresht e Jakajt, në karrierën e tij në boksin profesionist, pa pësuar akoma asnjë humbje.

Lexo po ashtu:  Me ajet kuranor e me Bismilah, nis Botërori 2022

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *