Robin Krasniqi është rikthyer në ring dhe te fitorja në boks.

Boksieri shqiptar nga Kosova është përballur me rusin me pasaportë belge Timur Nikarkhoev.

Në këtë meç spektakolar u zhvilluar pesë raunde, pasi kundërshtari i Krasniqit u dorëzua dhe nuk ishte në gjendje për ta vazhduar luftën.

Ka qenë një duel shumë i mirë ku Krasniqi tregoi forcën e tij duke i dhënë disa goditje të fuqishme kundërshtarit të tij.

Ky meç nuk ishte për ndonjë titull, por fitorja i ndihmon boksierit kosovar që të kthehet në të ardhmen në luftërat për titujt e botës.

Me këtë fitore, Krasniqi e qon në 52 numrin e fitoreve, teksa ka edhe shtatë humbje.

Lexo po ashtu:  Jose Mourinho i është përgjigjur në stil Arsenalit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *