Boksierja shqiptare  Fjolla Qunaj e ka fituar medaljen e artë në turneun ndërkombëtar “Klokoçov”, që u mbajt gjatë fundjavës në Republikën e Çekisë.

Qunaj, në kategorinë deri në 52 kilogramë i fitoi dy luftëra. Në finale, ajo e mundi polaken, Alexas Kubicki.

Lirie Mazreku (-57 kg) dhe Anamaria Koni (-60 kg), fituan medaljet e argjendta, falë shortit që i dërgoi në finale pa luftë.

Lexo po ashtu:  Tyson: E kafshova në vesh pasi doja ta vrisja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *