Ish-këshilltari për Sigurinë Kombëtare në administratën e Trump, John Bolton ka folur edhe një herë për idenë e shkëmbimit të territoreve, për çka nga emisari për dialogun Ricahrd Grenell, u akuzua se kishte qenë ide e tij.

Bollton ka thënë se ai atë kohë ka pranuar atë zgjidhje që do të ishte e pranueshme për palët, qoftë këtu edhe shkëmbimi i territoreve.

Bolton duke komentuar deklaratat e emisarit të Trump për dialogun, Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka thënë se Grenell nuk e ka idenë se për çfarë po flet.

“Ai me të vërtetë nuk e di se për çfarë po flet. Në kohën në fjalë, edhe evropianët po e konsideronin këtë dhe  shumë morën pikërisht të njëjtin mendim. Unë e kuptoj nga të tjerët në Ballkan shqetësimin se nëse ndryshohen disa kufij, të gjitha kufijtë janë në rrezik, por mendoj se frika është ekzagjeruar”, u shpreh ai në një intervistë.

Kujtojmë se i dërguari special i Trump për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell në një intervistë të mëparshme kishte thënë se ideja e shkëmbimit të kufijve ishte e Bolton dhe jo e Presidentit Trump.

Lexo po ashtu:  Politika e Teatrit dhe teatri i politikës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *