Bordi i Radio Televizionit të Kosovës, nga e mërkura, ka mbetur në dorën e Listës Serbe. Pas përfundimit të mandatit të kryetares aktuale, Afërdita Maliqit, vendin e saj e ka zënë nënkryetarja Marijana Adamović-Šimić, e cila mbështetet nga Lista Serbe. Arsye për këtë ka qenë dështimi i Bordit që të zgjedhë kryetarin e ri, në mungesë të anëtarëve.
