Borelli mbështet Kurtin për udhëheqës të dialogut me Serbinë, e porosit ta heqë taksën Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borell, i ka shkruar sot letër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti nga i cili ka kërkuar heqjen e plotë të tarifës, në mënyrë që të vazhdojë dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë, raporton Gazeta Express. Borell ka deklaruar se është i kënaqur që Kurti e ka vënë marrëdhënien me BE-në si punën e tij kryesore, megjithatë ka kërkuar nga ai reformë në sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik dhe qeverisjen e mirë në Kosovë. “Siç e dini, Bashkimi Evropian dhe shtetet e tij anëtare besojnë fuqishëm se rifillimi i bisedimeve të dialogut është i domosdoshëm dhe urgjent dhe do të kërkojë heqjen e plotë të tarifave. Sikur që e kemi përsëritur, ne po ashtu presim që Serbia ta bëj pjesën e saj, për rifillimin e procesit”, ka shkruar ai, duke përmendur konferencën e Kurtit kur njoftoi për heqje të pjesshme të tarifës. “Unë e mirëprita njoftimin tuaj javën e kaluar për tarifat, që paraqet hap të parë të mirë në drejtim të duhur. Neve na duhet heqja e plotë e tarifave. Në këtë kontekst unë pajtohem plotësisht me ju se marrëveshjet e kaluara dhe obligimet e mbetura duhet të zbatohen plotësisht. Serbia, sikur Kosova, duhet t’i përmbushë zotimet për zbatimin e atyre marrëveshjeve Në letrën tuaj ju keni përmendur mekanizma monitorues dhe sanksionues: Bashkimi Evropian që nga fillimi i dialogut ka vendosur mekanizma konkret dhe gjithëpërfshirës për t’u siguruar se të dyja palët i përmbahen zotimeve të veta në marrëveshjet ekzistuese dhe ato në të ardhmen”, thotë ai. Borell i ka konfirmuar Kurtit se e ka propozuar për emisar special të BE-së, Miroslav Lajçak, duke thënë se shpreson që ai të fillojë punën sa më herët. “Në vijim të bisedës tonë të fundit telefonike, do të doja t’iu konfirmoj se unë tashmë ua kam propozuar edhe formalisht shteteve anëtare emërimin e Miroslav Lajcak, si përfaqësues special i BE-së për dialog dhe për Ballkanin Perëndimor, për të më asistuar mua si lehtësues i BE-së. Unë shpresoj që ai mund të fillojë punën sa më herët. Nga ana ime, unë zotohem të mbes afërsisht i angazhuar në këtë proces dhe të bëj më të mirën për ta çuar përpara sa më shpejtë dhe në mënyrë efektive. Nga një rezultat pozitiv do të përfitonin të dyja edhe Kosova edhe Serbia, rajoni i gjerë dhe vet BE-ja në fund. Në ndërkohë mirëpres takimin me ju në të ardhmen e afërt në Bruksel, të vazhdojmë diskutimet tona dhe t’iu ofroj ndihmën e Aksionit të Jashtëm të Bashkimit Evropian (EEAS) në përgatitjen tuaj për rifillimin e dialogut”, shkruhet në letër./GazetaExpress/

ByMekuliPress.com

Mar 12, 2020

Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borell, i ka shkruar sot letër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti nga i cili ka kërkuar heqjen e plotë të tarifës, në mënyrë që të vazhdojë dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Borell ka deklaruar se është i kënaqur që Kurti e ka vënë marrëdhënien me BE-në si punën e tij kryesore, megjithatë ka kërkuar nga ai reformë në sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik dhe qeverisjen e mirë në Kosovë.

“Siç e dini, Bashkimi Evropian dhe shtetet e tij anëtare besojnë fuqishëm se rifillimi i bisedimeve të dialogut është i domosdoshëm dhe urgjent dhe do të kërkojë heqjen e plotë të tarifave. Sikur që e kemi përsëritur, ne po ashtu presim që Serbia ta bëj pjesën e saj, për rifillimin e procesit”, ka shkruar ai, duke përmendur konferencën e Kurtit kur njoftoi për heqje të pjesshme të tarifës.

“Unë e mirëprita njoftimin tuaj javën e kaluar për tarifat, që paraqet hap të parë të mirë në drejtim të duhur. Neve na duhet heqja e plotë e tarifave. Në këtë kontekst unë pajtohem plotësisht me ju se marrëveshjet e kaluara dhe obligimet e mbetura duhet të zbatohen plotësisht. Serbia, sikur Kosova, duhet t’i përmbushë zotimet për zbatimin e atyre marrëveshjeve Në letrën tuaj ju keni përmendur mekanizma monitorues dhe sanksionues: Bashkimi Evropian që nga fillimi i dialogut ka vendosur mekanizma konkret dhe gjithëpërfshirës për t’u siguruar se të dyja palët i përmbahen zotimeve të veta në marrëveshjet ekzistuese dhe ato në të ardhmen”, thotë ai.

Lexo po ashtu:  Një mandat i pestë për Angela Merkel?

Borell i ka konfirmuar Kurtit se e ka propozuar për emisar special të BE-së, Miroslav Lajçak, duke thënë se shpreson që ai të fillojë punën sa më herët.

“Në vijim të bisedës tonë të fundit telefonike, do të doja t’iu konfirmoj se unë tashmë ua kam propozuar edhe formalisht shteteve anëtare emërimin e Miroslav Lajcak, si përfaqësues special i BE-së për dialog dhe për Ballkanin Perëndimor, për të më asistuar mua si lehtësues i BE-së. Unë shpresoj që ai mund të fillojë punën sa më herët. Nga ana ime, unë zotohem të mbes afërsisht i angazhuar në këtë proces dhe të bëj më të mirën për ta çuar përpara sa më shpejtë dhe në mënyrë efektive. Nga një rezultat pozitiv do të përfitonin të dyja edhe Kosova edhe Serbia, rajoni i gjerë dhe vet BE-ja në fund.

Në ndërkohë mirëpres takimin me ju në të ardhmen e afërt në Bruksel, të vazhdojmë diskutimet tona dhe t’iu ofroj ndihmën e Aksionit të Jashtëm të Bashkimit Evropian (EEAS) në përgatitjen tuaj për rifillimin e dialogut”, shkruhet në letër

Lexo po ashtu:  Kryeministri Kurti takohet me përfaqësues të bizneseve në Japoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *