Kreu i politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell ka përsëritur idenë për një hetimtë pavarur shkencor për origjinën e pandemisë aktuale të koronavirusit. Përmes një opinioni në gazetën gjermane, “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, teksa ka bërë thirrje që Kina të kontribuojë në luftën aktuale në përputhje me peshën e vet si vend, ka shtuar se një hetim është i nevojshëm:

“Një hetim i pavarur shkencor për origjinën e kësaj pandemie është po ashtu i domosdoshëm”, citon Reuters, Borrell.

Në ndryshim nga ShBA, BE-ja kërkon të sqarohet menaxhimi nga Kina i pandemisë dhe shpërndarja e informacionit mbi të, ndërkohë që pala amerikane ka hedhur akuza se virusi është krijuar në laborator.

Lexo po ashtu:  Nën hetim për “telefonatën ukrainase”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *