Ambasadori Jan Braathu, shef i Misionit të OSBE-së tha se po bëjnë përpjekje për luftimin e korrupsionit në Kosovë, përcjell MekuliPress.

Ai ka kërkuar nga institucionet e Kosovës për një qasje serioze dhe sistematike në luftën praktike kundër korrupsionit ashtu siç theksohet në dokumentet strategjike dhe ligjet të Kosovës.

“Akterët e korruptuar të përfshirë në rate të korrupsionit të madh nuk duhet të lejohen që t’i shpëtojnë ndëshkimit. Nuk duhet dhe nuk guxon të ketë mos ndëshkim për këtë korrupsion dhe qëllim i jonë i përbashkët s’është gjë tjetër pos shtimi i rezistencës ndaj korrupsionit të nivelit të lartë dhe të madh që janë shumë dëmtuese për ekonominë, shoqërinë dhe institucionet shtetërore”, theksoi Braathu.

Ndërsa, në këtë konferencë u tha se ekspertë të shquar nga Transparency International do të shtjellojnë konceptet e korrupsionit në nivel të lartë dhe efektet globale të tij.

Për më tepër, konferenca është planifikuar si ngjarje nismëtare për sensibilizimin e pjesëmarrësve – vendimmarrësve – lidhur me arsyet pse parandalimi dhe luftimi i korrupsionit të lartë është i rëndësishëm në nivel ndërkombëtar.

Lexo po ashtu:  Njihuni me Altinin, fermerin që ka 80 lopë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *