Qeveria e Brazilit e ka mbyllur web-faqen ku për çdo ditë, përjavshëm dhe përmuajshëm, publikoheshin shifrat e viktimave të shkaktuara nga Coronavirusi.

Qeveria e Brazilit ka ndaluar së publikuari numrin total të vdekjeve dhe infektimeve nga Coronavirusi, raporton Al Jazeera.

Kritikët po deklarojnë se shifrat e vërteta po mbahen të fshehura nga Qeveria, në mënyrë që të mos bëhet e ditur se si qëndron në të vërtetë situata në shtetin më të madh të Amerikës Latine.

Ky vendim i Qeverisë braziliane zuri vend të Shtunën që lamë pas, muaj pas kritikave të ekspertëve të cilat theksonin se statistikat e Brazilit kishin mangësi të konsiderueshme, e në disa raste edhe manipuloheshin. Kjo gjë pamundëson që Brazili si shtet, të ketë një pasqyre të qartë rreth situatës me pandeminë në vend.

Numrat zyrtarë të Brazilit tregojnë që ky vend ka shënuar më shumë se 34,000 vdekje të ndërlidhura me Coronavirus, ndërsa si vend radhitet i treti në botë për nga numri i viktimave.

Lexo po ashtu:  Disa nga deputetët e LDK-së nuk do ta votojnë Qeverinë Hoti?

Në Brazil janë raportuar afër 615,000 raste të infektimeve, duke e vënë vendin kështu në vend të dytë, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Brazili, me 210-të milionë njerëz, është shteti i shtatë në botë me numrin më të madh të popullsisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *