Pasi u ul nga parlamenti evropian, flamuri britanik, nisën të bëhen llogaritë se sa do të kushtojë divorci me Britaninë e madhe. Që nga 1 shkurti, Bashkimi Evropian është më i vogël sepse për të parën herë në historinë e tij, humbet një vend anëtar.

Do të ketë 66 milionë qytetarë më pak, por ajo që rëndon më shumë është gropa në buxhetin e ardhshëm komunitar; do të mungojnë në fakt rreth 13 miliardë euro. Dhe kjo nuk është pak nëse mendohet se shuma do të mbulohet tani nga kontribuesit e tjerë evropianë.

Në mbretërinë e bashkuar jetojnë 3.5 milionë qytetarë që vijnë nga vendet evropiane. Për ta, ka kohë deri në qershor të vitit të ardhshëm që të zgjedhin skemën e qëndrimit, një program që u lejon të qëndrojnë në mbretërinë e bashkuar dhe të ruajnë të gjitha të drejtat që gëzonin para Brexitit. Por në anën tjetër, mund të shtohen taksa që studentët evropianë paguajnë për të vazhduar studimet në mbretërinë e bashkuar.

Lexo po ashtu:  Presidenti i ShBA-së: S'ka më naftë nga Rusia

Nga 9 mijë stërlina që paguajnë mesatarisht tani në më shumë se 10 mijë. Ndërsa ngërçi më i madh që duhet zgjidhur ka të bëjë me tregtinë. Nëse nuk do të ketë marrëveshje precize, ekziston rreziku që të kthehen doganat, e bashkë me to, edhe taksat./tch

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *