Duaje gruan tënde, duroje dhe kur ajo të bën të ndihesh keq; nëse ajo hidhërohet, kuptoji arsyet e hidhërimit të saj. Gruaja ka nevojë për burrin e saj. Veçanërisht, kur ajo ndihet thellësisht e dobët përballë burrit të vet.

Qëndroji afër, jo vetëm kur je i gëzuar prej saj, por edhe kur je i zemëruar prej saj. Dhe mos e braktis, mos e braktis! Gruaja ka nevojë për përkëdheljen dhe mbështetjen e burrit të vet, siç ka nevojë burri për buzëqeshjen e gruas së vet.

Ajo di ta ruajë zemrën e burrit të vet nga shqetësimi, mësohu edhe ti ta ruash zemrën e saj të mos shqetësohet!

Dhe thuaji fjalë të bukura, jo thjesht për ta joshur, por për t’i thënë se ajo është e dashura jote. E fjalët, le të shoqërohen me sjellje të bukura, e me dhurata të çmueshme. Dije se, ajo për fëmijët e saj, edhe nëse syri i fle, zemra jo. Ti je ëndrra e saj. Kulmi i shtëpisë, kurora e saj. Ruaje atë, dhe sillu ëmbël, me butësi e mirësi!

Lexo po ashtu:  8 fjalë të cilat nuk duhet t’ia thoni KURRË vogëlushes suaj

Nuk është rrugë, të shtypet duke ecur, e të shkelet! Është si një lule; e butë, e njomë, e bukur dhe e ndjeshme; ndaj përkujdesu për të, dhe bëje zemrën tënde kopsht të saj. Dhe ruajeni njëri-tjetrin!

Ecni bashkë, të bashkuar, edhe kur jeni të lënduar! Do të agojë momenti i bukur, do t’ju rikthehet ngrohtësia e prekjes dhe shndritja e buzëqeshjes…/MekuliPress /

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *