Janë publikuar nominimet për mbrëmjen më të madhe vjetore të ndarjes së çmimeve në Mbretërinë e Bashkuar, “Brit Awards 2021”.

Eventi i cili ndër vite ka nominuar shqiptaret e famshme si Rita Ora dhe Dua Lipa, dhe e ka shpërblyer me tri çmime këtë të fundit, sivjet ka nominuar për herë të parë edhe një tjetër shqiptar.

Bëhet fjalë për DJ-në shqiptar me prejardhje nga Ferizaj, Regard, i cili është nominuar në kategorinë e rëndësishme – atë të “Këngës më të mirë britanike të vitit”.

Këtë nominim ai e ka arritur me këngën e tij “Secrets” në bashkëpunim me artisten RAYE, dhe në të njëjtën kategori, është e nominuar edhe shqiptarja tjetër me famë botërore, Dua Lipa, me këngën “Physical”.

I lumtur nga ky sukses, Regard reagoi menjëherë me një postim në rrjetin social Facebook, ku shprehu gëzimin e tij me të arritur të nominohet në një nga kategoritë e eventit më të madh britanik.

“Nuk mund ta besoj që ‘Secrets’ është nominuar për ‘Këngën Britanike të vitit’ në këtë edicion të Brits. Unë vetëm dua të them faleminderit të gjithëve kaq shumë për mbështetjen time, kjo nuk do të ishte e mundur pa të gjithë ju dhe jam përgjithmonë mirënjohës për të gjithë fansat në të gjithë botën. Dashuri për Raye për vokalet mahnitëse”, shkroi artisti shqiptar, Regard.

Lexo po ashtu:  G4shi vjen me mesazh ë fuqishëm: - Kurrë mos harroni nga vini. E di sa e dhimbshme është kur të ndajnë nga familja jote...

Dua në anën tjetër është një nga femrat më të nominuara të vitit në Brits 2021, me plot tri çmime: “Artistja më e mirë e vitit”, “Kënga më e mirë britanike e vitit” për këngën ‘Physical’ dhe “Albumi më i mirë i vitit” për albumin ‘Future Nostaglia’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *