Bruce Springsteen i ka shitur të gjithë katalogun e këngëve të tij kompanisë Sony Music për 500 milionë dollarë. Shitja, e cila përfshin punën e regjistruar dhe shkrimin e këngëve të tij, do t’i japë Sony pronësinë e një prej veprave më të admiruara në pop dhe rock: mbi 300 këngë që përfshijnë 20 albume në studio plus publikime të tjera, raporton Rolling Stones.

Kjo marrëveshje tejkalon atë të Bob Dylan në 2020, i cili ia shiti katalogun e këngëve të tij studios Universal, për 300 milionë dollarë.

Shumë artistë të tjerë kanë shitur të drejtat për punën e tyre në dy vitet e fundit, mes të cilëve Lindsey Buckingham, Stevie Nicks dhe Christine McVie nga Fleetwood Mac; Paul Simon, Tina Turner, Shakira dhe Red Hot Chili Peppers. Në nëntor u raportua se po përgatitej një shitje e katalogut të David Bowie për rreth 200 milionë dollarë.

Marrëveshjet të kësaj natyre po bëhen gjithnjë e më të shpeshta ndërsa tregu i transmetimit konsolidohet dhe fillon të gjenerojë pagesa të konsiderueshme dhe të vazhdueshme për autorët e këngëve dhe interpretuesit. Katalogët e këngëve janë shumë të rëndësishëm sepse këngët mund të sinkronizohen me reklamat, ose me kolonat zanore të televizionit dhe filmave, për të gjeneruar të ardhura të mëtejshme.

Lexo po ashtu:  10 gabimet më trashanike në filma

Ndërsa muzikantët potencialisht mund të fitojnë më shumë para në afat të gjatë duke mbajtur të drejtat e tyre të këngës, një marrëveshje e tillë përsa kohë janë ende gjallë është një perspektivë tërheqëse.

Artistët në disa raste kanë lidhje të gjata me kompanitë të cilave u shesin: në rastin e Springsteen, ka qenë Columbia Records në pronësi të Sony që nga albumi i tij debutues në 1973.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *