Pas vdekjes në moshë të shtyrë të një profesori, kthehet djali tij nga larg dhe nisë me largimin e sendeve në shtëpinë e të ndjerit. Pranë shumë gjërave të vlefshme, në dhomën e tij të punës, në një dollap, djali gjen edhe një bukë të fortë dhe të thatë.

Shërbëtorja, e cila ishte kujdesur për profesorin deri në vdekje, dinte arsyen pse ai në atë dollap kishte ruajtur bukën dhe i rrëfeu djalit të tij:

Në vitet e para pas luftës, profesori ishte i shtrirë për vdekje. Një mik i tij i dashur, dërgoi atij një bukë, në mënyrë që të kishte edhe ai diçka për të ngrënë. Profesorit iu kujtua familja fqinje e varfëruar, e cila kishte fëmijë dhe kërkoi t’u dërgohet atyre.

Familja e fqinjit u prek shumë nga mirësia e profesorit, por ajo nuk deshi ta mbajë për vete këtë dhuratë të çmueshme, por ia dërgoi një të veje, që jetonte në një shtëpi pranë tyre, në një dhomë të vogël të tavanit.

Lexo po ashtu:  "U bëfsh 100 vjeç"; Ja shteti ku ky urim bëhet realitet, mbi 80000 banorë mbi të 100-tat

Plaka u gëzua shumë për bukën, por ia dërgoi bijës së vet, që jetonte disa shtëpi më larg dhe kishte një djalë të vogël dhe nuk kishin asgjë për të ngrënë.

Bija u gëzua për bukën dhe menjëherë i vajti mendja te profesori i sëmurë për vdekje. Iu kujtua se ai kishte ndihmuar njëherë djalin e saj të vogël dhe kishte refuzuar të merrte lekë dhe pa u hamendur, ia dërgoi profesorit të sëmurë.

Profesori rinjohu menjëherë. Ndërsa e mbante bukën në dorë, tha: “Derisa në mes nesh të jetojnë njerëz, që veprojnë në këtë mënyrë, ne nuk duhet të kemi frikë për ardhmërinë!”

Qysh atë ditë, ai ka ruajtur këtë bukë në dollap.

Në kohë të vështira, në të cilat kishte shumë pak shpresë, ai merrte bukën në dorë, mendohej dhe përsëri ndjehej mirë.” /MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *