MekuliPress

Sipas fjalorit të gjuhës së sotme shqipe fjala ‘Oligarki’ do të thotë: “Sundim politik dhe ekonomik i një grupi të vogël miliarderësh, të cilët nxjerrin fitime të shumta duke shfrytëzuar egërsisht masat e gjëra punonjëse …. si edhe vendet e prapambetura.”

Më tutje fjalori shpjegon se Oligarkia është: “Formë qeverisjeje në kohën e vjetër e në mesjetë, kur pushtetin e kishte në duart e veta një rreth shumë i ngushtë skllavopronarësh e aristrokatësh të pasur, të cilët shtypnin e shfrytëzonin pa mëshirë e robërit e shtresat e varfëra…”
Pra oligarkët janë kanceri i një kombi, i një shteti e i një shoqërie. Oligarkia është putinizmi i demokracisë dhe i lirisë së njeriut.
Cilët janë Oligarkët shqiptarë?

Ejani e ua bëni publike emrin dhe mbiemrin e tyre. Le të turpërohen, nëse kanë fytyrë! Le të gjunjëzohen nëse rrinë në këmbë! Le të kërkojnë flaje nëse kanë moral!

Oligarkët janë brejtës të themelit të qytetërimit; prandaj duhet të ndalojmë që Buka e gojës të jetë municion në duart grabitçare të Oligarkëve. Sepse ky fenomen e destabilizon vendin dhe është ushqim për fashizmin Ballkanik serb dhe rus.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *