MekuliPress ju sjell zakonet e njërëzve të shkencës, artit dhe të politikës që kishin ndaj gjumit. Sepse fjetja është themelore për të pasur një shëndet të mirë. Por sa kohë duhet të flem saktësisht?
– Winston Churchill flinte jo më shumë se 4 orë natën (pasdreke flinte edhe një orë e gjysmë); ndërkohë Obama fle 6 orë dhe Bill Gates 7.
Për amerikanin Thomas Edison numri mesatar i orëve të gjumit ishte 4-5 orë.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress
– Nikola Tesla flinte vetëm dy orë.
Napoleoni i thoshte bashkëpunëtorëve të tij: “Burrat kanë nevojë për 4 orë gjumë, gratë për 5, budallenjte për 6”.
Përderisa Benjamin Franklin pohonte: “Zgjohuni, zgjohuni, jetoni; do të flem mjaftueshëm në varr “.
Sigurisht, ka pasur edhe përjashtime: i madhi Albert Einstein flinte të paktën 11 orë natën dhe gjatë ditës 2 orë të tjera. Për të mos rënë në gjumë të thellë flinte në një karrige të rehatshme me një laps në dorë. Kur e zinte gjumi, zhurma e lapsit që binte në tokë e zgjonte dhe në kete mënyrë rifillonte punën.
A pajtoheni më thënjen e Napoleonit: “Burrat kanë nevojë për 4 orë gjumë, gratë për 5, budallenjte për 6”.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress
