LUIGJ  GURAKUQI, (1879 – 1925)

Kush ishte ky Burrë që guxoi me thanë këto fjalë para 100 e sa vjetësh:

“Qeveria jugosllave nuk do të ndalet para asnjë mjeti per t’i ndërrue fëtyrën Kosovës. Janë Fuqitë e Mëdha, të cilat bane theror shqiptarët e trojet e tyne për interesat e veta e të aleatëve të tyne… Faji i vetëm i kosovarëve qëndron vetëm në atë se, ata ishin Shqiptar e donin të mbeteshin shqiptar. Si mundte me thanë një qeveri (Jugosllave) e cila ka mbjellë viset tona me varre të vllazënve tonë, se po i përzihemi në punët e mbrendshme të saj. Si mundte nji qeveri me thanë se po i përzihemi në punët e mbrendshme, kur shohim se për shkak të saj me mijëra fëmijë e gra sillen të zhveshun e të zbathun këtu nepër Tiranë, e ushqehen me sevapet e amerikanëve e tepricat e ushtrisë?

Qeveria Jugosllave nuk ka të drejtë për me na akuzue për një gja të tillë kur Parlamenti shqiptar, kërkonte vetëm në emën të njerëzizë e të humanizmit të ndërpriten mizoritë serbe ndaj shqiptarëve.”

Ky pra, ishte i Madhi Luigj Gurakuqi… E në se, “shqiptarët” sot heshtin, per asnjë arsye trashigimtarët e Dardanëve të vertëtë nuk duhet të flejnë! Heshtja dhe gjumi sjellin vetem perçamje dhe sundimin e t’ huejtë!

Prova ma e sakta sot asht Shqipnia e Dedë Gjo’ Lulit, Luigj Gurakuqit, At Gjergj Fishtës e Imzot Luigj Bumçit… Dhe e mija Martirëve të vramë nga armët e diktatorëve komunist’ e, “harresa” e pafalshme nga  pasuesit e sotem tradhtarë sllavo aziatikë e anadollakë.., gjoja “proamerikan”!

 Melbourne, 6 Tetor 2020./Fritz Radovani/

Lexo po ashtu:  Ohri pa firma / Krerët e shtetit shqiptar të tredhur para Vuçiçit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *