Hulumtuesit e Institutit izraelit për teknologji pohojnë se çaji i gjelbër mposht erën e keqe të gojës, por edhe reduktoni rrezikun nga zhvillimi i kariesit dhe kancerit të gojës.

Kështu të paktën pohojnë hulumtuesit e Institutit izraelit për teknologji, të cilët kanë studiuar çajin e gjelbër.

Tashmë dihet që kjo pije e shëndetshme mund të ndihmojë në mbrojtje nga sëmundja e Parkinsonit ose Alzheimerit, shkëlqyeshëm ka ndihmuar edhe në luftën kundër kilogramëve të tepërt por edhe në uljen e kolesterinës.

Çaji i gjelbër paraqet minierë të vërtetë antioksidantësh të cilët parandalojnë grumbullimin e molekulave të dëmshme në organizëm.

Çaji i gjelbër fitohet nga bima e njëjtë si ai i ziu, por procesohet në mënyrë të ndryshme, çka do të thotë që përmban më pak kafeinë dhe më shumë polifenole. Pikërisht në polifenolet qëndrojnë përfitimet e tij!

Kështu dy filxhanë me çaj e pasurojnë organizmin me sasinë e njëjtë të antioksidantëve sikur edhe pesë porcione me perime dhe dy molla. 

Lexo po ashtu:  Lëngu magjik që shkrin yndyrën e barkut, krahëve dhe këmbëve!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *