Ul presionin e lartë të gjakut në sekonda, relakson enët e gjakut dhe mbron nga sëmundjet. Nëse keni presion të lartë të gjakut dhe e matni atë pas një vakti, dijeni se ekziston një çaj i lirë që do të ndihmojë në uljen e tij.

Është kudo dhe është i shijshëm, dhe shumë nuk e pinë sepse gabimisht mendojnë se do të rrisë presionin e gjakut. Është çaji i zi, i cili përdoret në mbarë botën si pije për t’u zgjuar në mëngjes ose pas vaktit.

Duke qenë se përmban kafeinë, shumë njerëz mendojnë se është një “zëvendësues” i plotë i kafesë, ndaj mund të hezitojnë ta pinë, duke menduar se do të rrisë presionin.

Por një studim i publikuar në revistën “Nutrients” tregoi se konsumimi i çajit të zi dy herë në ditë ul me sukses presionin e gjakut.

Morën pjesë pacientë me hipertension, të cilët pinin një filxhan çaj të zi dy herë në ditë dhe u matën presionin e gjakut para konsumimit, si dhe një orë, dy, tre dhe katër pasi kishin pirë këtë pije.

Lexo po ashtu:  A do e bënit vaksinën anti-COVID 19? Ja çfarë thotë anketa në SHBA

Njëri grup pinte çaj të zi dhe tjetrit iu dha një placebo, një pije që i ngjante atij në shije dhe pamje, por pa efekte të dobishme.

Grupi i pjesëmarrësve që pinin çaj të vërtetë pati një rënie të ndjeshme të indeksit të presionit dhe ngurtësisë së arterieve, raportojnë mediat britanike. Çaji i zi uli presionin e sipërm dhe të poshtëm.

Pra, pas një vakti, pini një filxhan çaj të zi! Presioni do të bjerë, gjaku do të shtypë më pak në indet delikate të mureve të arterieve dhe rreziku i sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru do të reduktohet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *