Ditët kur ndiheni të fryrë e sidomos në zonën e barkut me siguri i kujtoni si shumë të sikletshme. Kjo është një gjendje që trupi e zhvillon herë pas here, e që mund t’ju pengojë në aktivitetet e përditshme. Rrobat do t’i ndjeni më të ngushta dhe të ecurit mund të kthehet në një sfidë të vërtetë.

Ai që mund t’ju ndihmojë në këto raste është çaji i xhinxherit.

Ai është i mrekullueshëm për të eliminuar fryrjen. Studimet kanë treguar se ky lloj çaji ndihmon në bllokimin e enzimave dhe gjeneve që i shkaktojnë trupit inflamacion. Çaji i xhinxherit është gjithashtu i njohur për qetësimin e problemeve të ndryshme shëndetësore si kancer, dhimbjet e alzheimer-it apo probleme të ndryshme irritimi të zorrëve.

Çaji i xhinxherit është i shkëlqyer për t’iu shtuar dietës, sidomos nëse fryrjet e barkut i ke kronike. Nëse shija e xhinxherit të duket pak e fortë, shto disa pika limoni për ta bërë shijen pak më të butë. Një filxhan çaj xhinxheri në ditë, pas pak kohësh do ta eliminojë fryrjen krejtësisht.

Lexo po ashtu:  Si të forconi sistemin tuaj imunitar kundër Koronavirusit – Ja disa këshilla praktike nga specialistët

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *