Shqiptarët e Luginës së Preshevës dje kanë bërë historinë. Në zgjedhjet parlamentare të Serbisë, ata arritën të fitojnë dy mandate.

Ky triumf erdhi pasi ata garuan me një listë te vetme, e ai që bashkoi spektrin politik atje, ishte pikërisht Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj.

Ky fundit në një intervistë për IndeksOnline ka thënë se thelbi i gjithë kësaj ndërmarrjeje nuk ka qenë numri i mandateve, por e rëndësishme sipas tij është që pjesmarrja dhe mbështetja ka qenë masive, fakt ky që tregon se shqiptarët e kanë mbështetur listën e Luginës së bashkuar.

“E para, është shumë e rëndësishme që pjesmarrja ka qenë e gjerë dhe mbështetja masive dhe kjo tregon që shqiptarët e kanë mbështet listën e Luginës së bashkuar edhe programin e përbashkët politik të gjitha partive shqiptare atje e që përfshin një gamë të gjerë të çështjeve me të cilat ballafaqohen shqiptarët atje, nga arsimi deri te problemi i pasivizimit të adresave. Lidhur me rezultatin ndërkaq natyrisht që sa më shumë mandate të mirren është aq më mirë, por thelbi i krejt kësaj ndërmarrje nuk ka qenë numri i madh i mandatave për shkak se nuk është se situata në Luginën e Preshevës do të ndryshojë dramatikisht nëse ata i marrin 4 ose 5 deputetë”.

Lexo po ashtu:  Revista prestigjioze “Dazeen”: Në Tiranë, lagjja e parë në Europë e projektuar për t’u përshtatur me koronavirusin

“Ne kemi informacione po ashtu për shumë prapaskena që po ndodhin, sepse jo të gjithë janë të lumtur me një sukses kaq të madh të shqiptarëve dhe natyrisht se nuk do të kursejnë asnjë përpjekje për me pengu, por e rëndësishme është që fryma e unitetit dhe qasja bashkëpunuese mes partive shqiptare atje kësaj radhe i ka jep rezultatet e veta”, ka deklaruar ai.

Ministri Cakaj, tregon se një fitore tjetër e shqiptarëve është edhe mos humbja në zgjedhjet lokale në Komunën e Bujanocit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *