Ç’do të ndodhë pasi delegatët e kongresit të 11 dhjetorit të shpërndahen pas mbledhjes së tyre në stadiumin Arena Kombëtare? Ky është makthi që po mundon prej ditësh të djathtën opozitare, së paku që kur u bë e ditur që Sali Berisha ka një shumicë dërrmuese. A do të shkojnë idhtarët e Berishës të marrin në dorëzim selinë? A do të ketë përplasje mes të dy kampeve nëse ndjekësit e Bashës do të rezistojnë për të dorëzuar selinë edhe vulën? Këto pyetje bëhen edhe me aktuale pas deklaratës së Berishës në “Opinion” se “Lulzim Basha pushon se qeni kryetar pas kuvendit”. Po gjatë së njëjtës intervistë Sali Berisha ka treguar se pas kuvendit, do të dali një PD e rithemeluar. “Të gjitha vendimet e marra prej Bashës së fundi do të anulohen do të votohet për krijimin e një komisioni të përkohshëm që do të drejtojë partinë deri në rithemelimin e saj” tha ai.

Po a do të shkojë ky komision tek selia e PD-së për ta marrë atë në dorëzim, dhe për të filluar punën për një referendum që do votojë ndryshimet statuore? Paralel me Berishën, një nga mbështetësite tij që po merret me ndryshimet e reja statuore, Arben Ristani deklaroi ne “Open”: “Ky komision do marri kompetencat për të drejtuar partinë deri në zgjedhjet e reja. Komisioni do të përdorë asetet e Partisë Demokratike, që do t’ia vërë në dispozicion kuvendi. A do t’i marrë në atë moment apo të nesërmen? Nuk e dimë” u shpreh ai.

Lexo po ashtu:  BE i dhuron Kosovës 67.5 milionë euro si mbështetje ndaj krizës energjetike

Edhe zëdhënësja e Foltores, Florian Garo ka përsëritur shpesh një mesazh të përsëritur: “Kuvendi fillon në stadium dhe përfundon tek selia e PD-së”. Pra të gjitha paralajmërimet janë të qarta. Mbështetësit e Berishës nuk do të mjaftohen me votën në mazhorancë, por ata do të nisen të “pushtojnë” edhe selinë, gjë që përbën edhe përmbylljen e aksionit të fazës së parë të Foltores.

Prandaj, pyetja që shtrohet tani është: A do të rrezistojnë mbështetësit e Bashës? A janë të mjaftë në numër për ta bërë këtë? A janë aq të motivuara sa t’ia arrijnë?

Duke i ditur këto dilema vetë Basha doli në “Opinion” menjëherë pas Berishës për të deklaruar se ai nuk ka ndërmend të dorëzohet. “Unë nuk tërhiqem nga beteja për PD” iu përgjigj ai pyetjes së Fevziut duke vazhduar: “Më 11 dhjetor nuk do të ndodh asgjë. Unë nuk do të lejoj askënd që të cënoj dinjitetin e demokratëve, PD dhe unë jemi të përgatitur për gjithçka”,-tha Basha.

Lexo po ashtu:  Reagon Vetëvendosje!: "Me 14 shkurt qytetarët do të tregojnë fuqishëm përkrahjen për Albin Kurtin, e kjo do të jetë jo vetëm përgjigjja më e mirë për institucionet e kapura..."

Këto tone luftarake që duan të pompojnë shpirtin luftarak të pjesës më militante të të dyja palëve janë treguesi më i qartë se një përplasje fizike po bëhet gjithnjë e më e pashmngshme. “Berisha nuk ka vetëm shumicën e delegatëve, por ai ka mbështetjen edhe të pjesës më radikale të partisë. Ai është i gatshëm ta sfidojë bashën edhe me numra por edhe me muskuj. Eshtë e paimagjinueshme që dikush të guxojë ti presë rrugën anëtarëve të komisionit të përkohshëm kur të marshojnë drejt selisë të shoqëruar nga mbështetësit e tyre. Kjo nuk ka gjasa të ndodhë” tha një përfaqësues i foltores për Lapsi.al. Një tjetër burim që po merret me organizimin konfirmoi se “ndonëse Basha do të shkarkohet zyra e tij fillimisht nuk do të preket. Komisioni do të vendoset në një nga sallat e mëdha të mbledhjeve dhe atyr do të fillojë punën për organizimin e një referendumi që do të miratojë ndryshimet statuore që parashohin një pjesmarrje të gjërë të antarësisë në të gjitha vendimmmarrjet”.

Lexo po ashtu:  Muhaxheri: Nuk do të lejohet ndërtimi i hidrocentraleve në Rugovë

Po ç’do të thotë kjo? Mos vallë të dy grupimet do të bashkjetojnë brenda përbrenda të së njëjtës seli, ashtu si një çifti i divorcuar ku edhe gruaja edhe bashkëshorti vazhdojnë të tetojnë nën të njëjtën çati?

Ky në fakt, është skenari më i mirë dhe më paqësor për momentin, sepse nëse ndodh e kundërta, nëse të mandatuarit e Kuvendit Kombëtar do pengohen të hyjnë në seli, atëherë shprehja e famshme e Edi Ramës: “S’keni parë gjë akoma” rrezikon të ndryshojë autorësinë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *