E keni vënë re që grupi shoqëror i fëmijës suaj nuk është ai që preferoni? A duhet ta neglizhoni këtë fakt apo të bëni diçka?

Zgjidhja juaj

Fëmijët në këtë periudhë mund të veshin rroba të çuditshme, të bëjnë tatuazhe apo pirsing, por kjo nuk do të thotë që këta fëmijë nuk janë të mirë apo nuk ju duan. Ata ndoshta thjesht po kopjojnë sjellje të caktuara nga bashkëmoshatarët e tyre. Kështu që bëni kujdes kur kritikoni shokët e tyre, pasi në këtë moshë ata janë aq të lidhur me shoqërinë, sa mund t’i marrin për ters çdo gjë që thoni.

Nga ana tjetër, nëse ju e dini se fëmija juaj shoqërohet me fëmijë problematikë që konsumojnë drogë apo alkool, këtu puna bëhet edhe më e vështirë. Ndoshta nuk do ta keni të pamundur që ta shkëpusni nga grupi me të cilin ai shoqërohet, por mund të bisedoni me të e ta mbani vazhdimisht nën kontroll. E mira në këtë rast është edhe kërkimi i ndihmës tek psikologu. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lexo po ashtu:  6 mënyra se si mund të ndihmoni biznesin tuaj gjatë periudhës së karantinimit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *