Çfarë arriti Kosova pas iniciativës për targat dhe pas përfaqësimit në Bruksel? Pse kanë kokëdhembje vuçiçistët?
1. Dikur targat e Kosovës hiqeshin kur shkonin në Serbi, ndërsa të Serbisë në Kosovë nuk i prekte kush. Tash po dakordohen që targat të mos hiqen, por të mbulohen, në të dyja vendet njësoj. Dakordimi në letër ka qenë qysh në 2016, por qeverive të kaluara në Kosovë u ka munguar aftësia për të vepruar.
2. U ekspozua ndërkombëtarisht esenca militariste agresive e Serbisë, e cila solli tanke e aeroplanë në kufi.
3. U ekspozua ndërkombëtarisht esenca kriminale e terroriste e strukturave të Beogradit që mbajnë nën kërcënim serbët e Kosovës në komunat veriore. Publikisht pati serbë të Kosovës që dolën dhe denoncuan imponimin që po u bëhet për të dalë në protestë. Megjithatë serbët lokalë nuk i përkrahën protestat, dhe strukturat kriminale paralele dogjën zyrat shtetërore, gjë që e pa gjithë bota.
4. Asnjë polic i Kosovës nuk u rrezikua, siç ka ndodhur në kohët e mëparshme. Policia, me njësitet e saj të ndryshme, tregoi qytetari, vetëkontroll, profesionalizëm dhe respekt për të drejtat e cilitdo protestuesi apo edhe provokatori.
5. Mbi 12.000 vetura me targa serbe e pranuan masën e ndërmarrë nga Kosova, pra u vendos sovraniteti dhe masa e reciprocitetit pa u kërcënuar asnjë herë kufiri i cili në çdo pjesë e çdo ditë mbetet në kontroll të Policisë së Kosovës./MekuliPress/
Lexo po ashtu:  Vetëvendosje argumenton propagandën e gazetarëve të pushtetit që sulmuan Vjosa Osmanin për llogari të Ramës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *