Me rritjen e temperaturave, kujdesi ndaj shëndetit dhe nevoja për të qëndruar sa më të freskët janë gjithnjë e më urgjente. Temperatura e trupit nuk duhet të jetë as shumë e nxehtë dhe as shumë e ftohtë.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, nëse temperatura rritet ndjeshëm, proteinat që e mbrojnë organizmin dhe që janë përgjegjëse për çdo proces të tij reshtin së funksionuari.

Njerëzit e shëndetshëm arrijnë të kenë një tolerancë më të lartë ndaj ndryshimeve të temperaturave.Njerëzit që kanë probleme me zemrën kanë një organizëm më të stresuar dhe rrjedhimisht goditen më fort nga vapa.

Zemra tek njerëzit që kanë pësuar një atak e ka më të vështirë të pompojë mjaftueshëm gjak për tu përballur me vapën. Enët e bllokuara të gjakut si pasojë e kolesterolit kanë një qarkullim të dobët të gjakut në lëkurë. Ishemia, Parkinsoni, Alzheimeri, Diabeti e të tjerë ndikojnë negativisht në reagimin e trurit ndaj dehidratimit. Kësisoj, truri nuk arrin të dërgojë sinjalet e etjes dhe trupi vuan pasojat.

Lexo po ashtu:  lIrrituesit që mund të ndikojnë negativisht në lëkurën tuaj

 

Ekspertët rekomandojnë: se njerëzit që kryejnë aktivitet fizik, ta bëjnë atë në mëngjes herët ose në mbrëmje vonë.Në pikun e vapës, sigurohuni që të qëndroni në një ambient me ajër të kondicionuar, të bëni banjë ose të vendosni kompresa të ftohta nën sqetulla.

Pini ujë çdo një orë. Mos pini lëngje të gazuara, me sheqer, alkol ose kafeinë të cilat përkeqësojnë dehidratimin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *