“Kur gjyshja u sëmur nga artriti, ajo s’mund të ngrihej dot nga krevati dhe aq më tepër të lyente thonjtë e saj të duarve që i pëlqente t’i lyente përherë. Kështu që gjyshi, që gjithashtu vuante prej një forme më të lehtë artriti, nisi t’ia lyente thonjtë gjyshes. Kjo është dashuria”. Rebeça, 12 vjeçe.

“Dashuria është ajo që të bën të qeshësh, kur ndihesh i lodhur”. Terri, 11 vjeç.

“Dashuri është kur mami im i përgatit kafenë babit dhe e provon vetë më parë, për të kuptuar nëse kafeja ka dalë e mirë apo jo”. Danny, 10 vjeç.

“Dashuri është, kur  i thua një djali që të pëlqen bluza e tij dhe që nga ajo ditë, ai nis dhe e vesh më shpesh atë bluzë”. Noelle, 12 vjeçe.

“Dashuri është kur mami i jep babit pjesën më të mirë të mishit të pulës”. Elaine, 9 vjeçe.

“Dashuri është kur qenushi yt të lëpin dhe luan me ty, edhe pse e ke lënë vetëm gjithë ditën”. Mary Ann, 10 vjeçe.

Lexo po ashtu:  Kurti në “The Guardian”: Deklarata e Blinken, e padrejtë, e gabuar, lënduese dhe naive

“Dashuria është, hmmm, shumë zemra dhe puthje. Oh po, dhe shumë përqafime”. Finn, 8 vjeçe. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *